Albion Duraku fiton medaljen e artë
Fillim i mbarë i sezonit të parë të garave i klubit të karatesë “Ulqini”në arenën ndërkombëtare
ALBION DURAKU I ARTË
Të shtunën, më 19 shkurt 2011 në Shiroki Brijeg, Bosnjë dhe Hercegovinë, u mbajt Turneu i IV i karatesë “Hercegovina Open 2011”, në të cilin morën pjesë 45 klube me 620 garues nga Bosnja dhe Hercegovina,Mali i Zi, Kroacia, Serbia dhe Hungaria .
Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë me 6 garues, të cilët u kurorëzuan me 2 medalje: 1 të artë,1 të bronztë dhe 1kupë. Me medalje të artë u kurorëzua Albion Duraku, ndërsa me medalje të bronztë u kurorëzua Antigona Rama.
– Në këtë Turne, në të cilin ne morëm pjesë vetëm me kadetë dhe juniorë, konkurenca ishte shumë e fortë dhe ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin e arritur të garuesve tanë, – shprehet trajneri Kujtim Sukaliqi, i cili ishte udhëheqës i garuesve tanë në këtë garë.
SHËRBIMI INFORMATIV I
KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”