Iniciativa e Forces për mbajtjen e Kuvendit të jashtzakonshëm për Valdanos – Video

February 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Sot në konferencën për media u parqit publikut iniciativa e Forcës për mbajtjen e Kuvendit të jashtzakonshëm në lidhje me ullishtën e Valdanosit.

Në bazë të nenit 45 të Statutit të Kuvendit komunal të Ulqinit ( Fl.zyrt. e MZ, dispozitat komunale nr. 5 / 07) dhe nenit 76 dhe 77 të Rregullores së KK të Ulqinit ( Fl.zyrt. e MZ, dispozitat komunale nr. 17/08. ) , kërkojmë të thirrni mbledhjen e jashtzakonshme të KK të Ulqinit me pikë të rendit të ditës si vijon:

1. Qendrimet dhe përfundimet e KK të Ulqinit në lidhje me lokalitetin Ullishta e Valdanosit

ARSYETIM

Të shqetësuar thellë për shkak të fakteve të panjohura dhe shkeljes së ligjeve të cilat ndodhin në lidhje me lokalitetin Ullishta e Valdanosit, e me të cilat këshilltarët e KK të Ulqinit nuk janë të informuar, kërkojmë që të thirrni mbledhje të jashtzakonshme të Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të diskutohet për të gjithë aspektet e problematikës së Valdanosit dhe në cilën do të merren qendrime dhe përfundime të cilët kanë të bëjnë me një teritor shumë të rëndësishëm të komunës së Ulqinit.

Paralajmërimi i përfundimit të procedurës së tenderimit dhe nënshkrimit të mundshëm të kontratës për qiradhënie afatgjate të lokalitetit Ullishta e Valdanosit, e bën më se të nevojshme që Kuvendi komunal të mblidhet urgjentisht dhe të marrë qendrim për aktivitetet e planifikuara në Ullishtën e Valdanosit.

Nënshkrimi i çfar do lloj kontrate pa pëlqimin e Kuvendit komunal të Ulqinit do të çojë deri tek cenimi i të drejtës së qytetarëve të komunitetit lokal të vendosin për planifikimin e hapsirës, gjegjësisht të marrin vendime me rëndësi për komunitetin dhe vetqeverisjen lokale. Kjo drejtë, përveç tjerash, rrjedh edhe nga konventat dhe hartat evropiane të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njerit dhe të drejtat e vetëqeverisjes lokale.

Për mbajtje të mbledhjes dhe marrje të qendrimeve dhe përfundimeve në lidhje me këtë pyetje na obligon edhe Vendimi i marrë njëzëri në KK të Ulqinit me datë 30. mars 2007, i cili vendim është shpallë në Fletën zyrtare të dispozitave komunale nr. 18 të vitit 2007.

Me këtë vendim Kuvendi komunal i Ulqinit unanimisht vendosi që pronat Ullishta e Valdanosit t’iu kthehen pronarëve të maparshëm të cilëve iu morrën padrejtësisht.

Për shkak të kualitetit të diskutimit dhe kyçjen e numrit sa më të madh të pronarëve dhe qytetarve të interesuar, të Organizatave jo qeveritare dhe intelektualëve të pavarur, është e nevojshme që në punën e Kuvendit të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tyre.

Për shkak të arsyeve të cekura më lart, kërkojmë që mbledhjen ta thirrni me procedurë urgjente.

Klubi i këshilltarëve,

Xhaudet Cakuli

8