R. Krivokapiq: Duhet hequr Kishën nga maja e Rumisë – Video
Shteti duhet të zbatojë vendimin për heqjen e kishës së ndërtuar në mënyrë jolegale në malin e Rumisë dhe në këtë mënyrë të dërgojë mesazh të qartë se askush nuk është mbi ligjin, ka pohuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq.
Nëse Mali i Zi ka vendosur të jetë shtet qytetarë dhe multietnik , atëherë në mënyrë urgjente duhet ta mbrojë integritetin e vet dhe ta heqin këtë objket, pasi që fjala është për agresion në sistemin kushtetutes, ka thënë Krivokapiq për Radion e Malit të Zi.
Kryetari i Kuvendit po ashtu ka theksuar që të gjithë ata që propoagojnë mos tolerancën dhe ekstremizmin duhet të përballen me pasojat duke shtuar se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë , po ashtu edhe për Kishën dhe mitropolitin Amfillohije.
Shteti që dëshiron të hyjë në Evropë e nuk mund të zbatojë vendimet e veta nuk mund të fitojë mëndimin pozitivë për fillimin e bisedimeve për antarësimin e plotë në UE ka pohuar Krivokapiq.
RTCG
VIDEO TV IN
[flv]http://www.rtvin.me/inpuls/inpuls_25_01_u_18I58.flv[/flv]