Albert Djurasevic, modeli i parë shqiptar që pozon i zhveshur

January 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

Tek ne nuk është shumë i njohur, pasi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Albert Djurasevic, djaloshi 23-vjeçar që ka mbaruar studimet si fotograf profesionist në “Fashion Institute of Technology” në Nju Jork, është pothuajse i pari shqiptar që ka marrë guximin të fotografohet i zhveshur në krahët e një femre. Alberti, deri më tani për punën e tij ka “zhveshur” edhe shumë modele, kryesisht të huaja, derisa vazhdon shoqërinë edhe me modelet shqiptare që udhëtojnë të bëjnë karrierë në Nju Jork. Si ndihmë e madhe për Albertin ka qenë edhe miqësia me fotografin e njohur Fadil Berisha, i cili ia ka mësuar me mjeshtëri zanatin e fotografit.

Panorama Plus