OJQ-të dhe intelektualët kërkojnë ndihmë nga ambasadori Maurer

January 12, 2011   | Shtypi / Mediji

Grupi i organizatave joqeveritare te Ulqinit dhe intelektualeve te pavarur i ka bere thirrje shefit te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Mal te Zi, Leopold Maurer, qe te shqyrtoje faktet lidhur me aktivitetet qeveritare per dhenien me qira te kompleksit te Valdanosit dhe te ftoje institucionet kompetente qe te reagojne. “Nese kjo nuk ndodh, do te thote qe korrupsioni edhe me tej sundon ne perditshmerine tone, gje qe gjithesesi mund te kercenoje perspektiven tone evropiane”, thuhet ne letren te cilen grupi i organizatave joqeveritare dhe intelektualeve te pavarur ia ka derguar ambasadorit Maurer. Ata kane rikujtuar se Qeveria, duke injoruar sistemin gjyqesor, vullnetin e shprehur qarte te qeverisjes lokale dhe kushtet e tenderit, ka vendosur qe t’ia jape me qira Valdanosin “sipas gjasave, nje firme qe nuk ka referenca”, e cila nuk i ploteson kushtet e parashikuara me dokumentacionin e tenderit. “Me keto vendime te dyshimta, te cilat prishin imazhin e shtetit, sepse posedojne elemente te korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe elemente te mosrespektimit te institucioneve te sistemit, vazhdon sulmi ndaj komunitetit lokal”, vleresohet ne letren e grupit te intelektualeve dhe organizatave joqeveritare te Ulqinit. Ata kane sqaruar se letra e tyre drejtuar ambasadorit Maurer mbeshtetet ne kerkesen legjitime dhe ligjore te respektimit te ligjeve dhe te drejtave themelore te njeriut, para se gjithash atyre pronesore. Grupi i OJQ-ve dhe intelektualeve te Ulqinit kane rikujtuar se ne Valdanos qe prej me shume se 30 vjetesh mbahen “te roberuara” me teper se 18 mije trungje ulliri, te cilet i jane marre me force grupit te qytetareve dhe ndermarrjeve nga komuna e Ulqinit, ne mesin e te cilave jane edhe institucionet fetare – Bashkesia Islame dhe Kisha Ortodokse Serbe. Ata i kane bere thirrje Maurerit qe t’u ndihmoje qe si komunitet lokal te ruajne pronen dhe dinjitetin, si dhe qe keto veprime, me elemente te dukshme te korrupsionit, mos te kalojne pa reagime dhe denime, gjegjesisht veprim te institucioneve shteterore. Edhe Organizata Joqeveritare “Green Home” i ka bere thirrje qeverise dhe komisionit te tenderit qe te shqyrtojne vendimin per dhenien me qira te Gjirit te Valdanosit kompanise “Cubus Lux”. Kjo organizate pret qe qeveria te marre ne konsiderate interesin e qytetareve te Ulqinit dhe te Malit te Zi, potencialin ekonomik te Valdanosit dhe vleren e ullishtes se tij, si dhe qe te angazhohet urgjentisht per riperteritjen dhe rikultivimin e saj. “Gree Home” kerkon edhe qe qeveria te siguroje respektimin e Ligjit per Mbrojtjen e Natyres dhe Parimet e qendrueshmerise, te cilet saktesojne se resurset mund te shfrytezohen vetem deri ne ate shkalle qe nuk kercenojne diversitetin biologjik dhe funksionimin e sistemeve dhe proceseve natyrore themelore. Kjo organizate konsideron se dhenia me qira e Gjirit te Valdanosit te kujton shume histori dhe projekte te pasuksesshme, te cilet jane paralajmeruar si shanse te medha zhvillimore te Ulqinit dhe Malit te Zi. Keshilli per Privatizim ka dhene pelqimin ne fund te nentorit ndaj Propozimit te kontrates per dhenien me qira shumevjecare te Gjirit te Valdanosit, e cila do te lidhet me ofertuesin e renditur ne vend te pare, kompanine “Cubus Lux” nga Britania e Madhe. Kontrata parashikon obligimin e ndertimit te kompleksit ekskluziv turistik ne nivelin e kater yjeve plus dhe pese yjeve, te cilat do te duhej te kontribuonin ne forcimin e ekonomise se pergjithshme te Malit te Zi. Me Propozimin e kontrates eshte definuar qe lokaliteti i Valdanosit te jepet per 30 vjet me qira, me mundesi te vazhdimit te saj, dhe me kusht qe vlera e investimit minimal te jete rreth 222.5 milione euro.

(Kohapress)