Reportazhë që na afron Ulqinin dhe detin nga Hajro Ulqinaku

January 7, 2011   | Kulturë / Kultura

Do te desha te pakten te vleresohet reportazhi e Arijeta Çobit dhe kamermanit Edin Taipit që na beren të mundsishme montazhine të kësaj video jashtzakonisht mir te realizuar me shkrimtarin ton Hajro Ulqinakun nga TV BOIN.

Hajro Ulqinaku ka lindur në lagjen Rana të Ulqinit, më Ishte ndër themeluesit dhe 3 maj të vitit 1938. Në Ulqin ai ka mbaruar tetëvjeçaren. Shkollën e mesme, Normalen, e ka mbaruar në Prishtinë mbaruar në Prishtinë. Në Beograd ai mbaroi Fakultetin Filologjik, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Si mësues ka shërbyer në Shkollën Fillore të Ostrosit (Krajë, komuna e Tivarit), në vitin shkollor 1957/58. Nga shtatori i vitit 1963 jetoi dhe shërbeu në Ferizaj si profesor në Shkollën Normale, në Shkollën Teknike dhe këshilltar pedagogjik në Entin Ndërkomunal Pedagogjik. Gjatë viteve 1967 dhe ’68 ishte gazetar i Radio- Prishtinës. Nga maji i vitit 1974 deri në përjashtim nga puna nga forcat policore serbe, më 6 korrik 1990,ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës. Ishte ndër themeluesit dhe kryetar i parë i Seksionit Letrar “De RADA” në Ferizaj (1971-’74). Ishte anëtar i redaksive të revistave: Zgjimi (Ferizaj), GEP-I (Prishtinë), Pionieri (Prishtinë), Fati (Ulqin), Okarina (Prishtinë). Aktualisht është redaktor i periodikut Kronika (Ulqin), Dija (Ulqin). Shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rinj, por edhe vjersha. E karakterizon motivi i vendlindjes, i detit.

Kamera & Montazhi: Edin Taipi
Pergatiti :Arijeta Ç
obaj