UDSH-ja: Urime për festën e Krishtlindjeve
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE
DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA
THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS
Tel./fax. 030/ 412 757, 412 599
ULQIN, më 24 dhjetor 2010
Kumtesë
Urime për festën e krishtlindjeve
Me rastin e festës së Krishtlindjeve , kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë.
Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.
Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.