Filloi aksioni i menjanimit të objekteve në bregun e Bunës

December 17, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Nga Hatixhe Nelaj

17.12.2010

Pas paralajmërimeve disa mujore në brigjet e lumit Buna edhe zyrtarisht është filluar me rrënimin e objekteve ,pronarëve  të cilëve nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për përdorimin e tokës shtetërore.
Që nga orët e hershme të mëngjesit, inspektorët dhe nëpunësit e Ndërmarrjes Publike të Mirat Detare janë duke analizuar dhe përgatitur planin se në çfarë mënyre do të menjanojnë  objektet .

Akcioni ka filluar ,edhe pse kushtet klimatike nuk lejojnë qasjen e automjeteve të ndërtimit ,por është e qartë se aksioni do të realizohet siç është planifikuar- ka thënë ndihmësi i drejtorit të të Mirave Detare, Veselin Vojinoviq.

Është planifikuar që bjektet të menjanohen në faza.

Kundër pronarëve të cilët nuk kanë arritur  të nënshkruajnë kontratën, do të ngritet edhe padi penale për ndërtim të paligjshëm,dhe uzurpim të tokës publike

1