Çiljeta këndon në Pub me Marselin, zbulimin e Aurelës

November 13, 2010   | Lajmet / Vijesti

Me një këngë që arriti deri në tre milionë klikime brenda verës, Aurela Gaçe vulosi përfundimisht superhitin e këtij viti, me këngën “Origjinale”. Megjithëse është një këngëtare e madhe, nuk duhet mohuar se ishte Marseli, një risi e muzikës sonë që e bëri akoma më të veçantë këtë këngë.

Ndërkohë, të gjithë ata që e pëlqejnë, ky djalosh që nuk i ka mbushur akoma 15 vjeç, këndon në një nga lokalet e natës në fundjavë, natyrisht repertorin e tij, që është kryesisht muzika popullore. Duket se gjetja e repertorit, por edhe e këngëtarit, ka bërë që në fundjavë në këtë pub të mos gjesh vende për t’u ulur.

Madje, nga Marseli është joshur edhe Çiljeta, e cila fundjavën e kaluar jo vetëm që ka qenë si kliente në këtë lokal, por nuk i ka rezistuar tundimit që të këndojë një këngë së bashku me Marselin. Mbase po mendon që tani që edhe ajo si Aurela të bëjë një bashkëpunim me të në të ardhmen?