Edona Llalloshi në publik me bashkëshortin e ri
October 28, 2010 | Lajmet / Vijesti
Pas publikimit të lajmit se këngëtarja Edona Llalloshi është fejuar pas katër vitesh divorc që kishte përjetuar nga martesa e parë, ajo ka dalë për herë të parë në një eveniment publik me partnerin e ri Gazmend Fejzullahun, biznesmenin e njohur nga qyteti i Pejës.
Edona me klipin e saj të fundit “Romanca” ka arritur të fitojë çmimin e internetit në garën e madhe të së mërkurës, mes shumë këngëtarëve të tjerë të njohur.
Bukuroshja e skenës shpalli fejesën e saj me biznesmenin pejan në datën 18 shtator të këtij viti si pasojë e shtatzënisë së saj. Ende nuk është vendosur data e martesës, por pritet që shumë shpejt të kemi një dasmë të re VIP.
Koha Net