SHKA “Zana” mori pjesë në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve “Ylberi i Prishtinës”
Prezantuan shqiptarët në Mal të Zi
Shoqeria Kulturo Artistike “Zana” mori pjese ne Festivalin Nderkombetar te Femijeve “Ylberi i Prishtines” qe u mbajt ne Prishtine nga 17-19 shtator. “Zana” ishte perfaqesuesi i vetem qe prezantoi shqiptaret ne Mal te Zi ne kete festival ku moren pjese gjithsej 18 grupe dhe ansamble te femijeve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina. Koreografi i ketij ansambli, Kabil Mehmeti, tregon se “Zana” eshte prezantuar diten e dyte te Festivalit me dy valle: vallen autoktone ulqinake “Vallja e peshkatarit” dhe per here te pare grupi i vajzave te ketij ansambli ka luajtur “Vallen arbereshe”, e cila eshte pritur shume mire nga publiku dhe eshte vleresuar pozitivisht nga kritika. SHKA “Zana” ka fituar diplome dhe plakete per pjesemarrje nga organizatori i Festivalit, i cili nuk ka karakter garues. Koreografi i SHKA “Zana”, Kabil Mehmeti, falenderon sponsoret qe bene te mundur pjesemarrjen ne Festival. Festivali Nderkombetar per Femije “Ylberi i Prishtines” eshte themeluar ne vitin 2000 nga Drejtoria per Kulture, Rini dhe Sport e Komunes se Prishtines, me propozim te Qendres Kulturore te Femijeve te Prishtines. Per dhjete vjet ne skenen e ketij festivali kane defiluar mbi 5000 valltare, soliste, instrumentiste, kostumografe, etnomuzikologe dhe profesioniste te tjere te fushes se folklorit dhe zakoneve tradicionale te popujve te ndryshem.
Pjesëmarrësit
1. QKF “Femijet e detit” – Durres
2. QKF “Biseri Slavonije” – Osijek
3. QKF “Emin Duraku” – Shkup
4. SHKA “Zana” – Ulqin
5. QKF “Lushnje” – Lushnje
6. SHKA “Gajret” – Sarajeve
7. SHKA “Racin” – Kercove
8. SHKA “Shqiponjat e Medvegjes” – Medvegje
9. SHKA “Kemajl Azizi” – Viti
10. SHKA “Podgorski biseri” – Prizren
11. SHKA “Dita” – Shtime
12. SHKA “Lidhja e Prizrenit” – Prizren
13. SHKA “Svetlucavi biseri” – Prizren
14. SHKA “Gerceku” – Prishtine
15. SHKA “Shpresat” – Ferizaj
16. SHKA “Peja” – Peje
17. QKF “Minatori” – Kishnice
18. QKF “Prishtina” – Prishtine
i.k
Koha Javore
Ftesë për pjesëmarrje në festivale në Durrës dhe Sarajevë
SHKA “Zana” eshte ftuar te marre pjese ne dy aktivitete te tjera te rendesishme – Festivalin “Fest Loje”, i cili do te mbahet ne Durres me 7 tetor dhe festivalin ne Sarajeve me 10 dhjetor. Nga kjo SHKA kane bere te ditur po ashtu se kane hapur audicionin per regjistrimin e anetareve te rinj.