Hana Cakuli gjen princin e ëndrrave
September 13, 2010 | Lajmet / Vijesti
Bukuroshja nga Ulqini, Hana Cakuli, përveç që është shprehur shumë e kënaqur me arritjet e saja në fushën muzikore, ajo ka zbuluar se tashmë ka gjetur edhe princin e ëndrrave të saj.
“Mendoj se e kam gjetur. Është i sjellshëm, i këndshëm, i dashur dhe e dua”, ka thënë këngëtarja gjatë një interviste për mediat shqiptare.
Hana ndërkohë është duke u përgatitur ta hedhë në treg edhe një këngë të re, për të cilën ka realizuar edhe me videoklip.
Fansat e saj mund ta dëgjojnë këngëtaren “live” në kryeqytet (Prishtinë), tek “Maroon Pub”.
Telegrafi