Hana Cakuli kthehet në bionde
Bukuroshja nga Ulqini, Hana Cakuli shprehet shumë e kënaqur me arritjet e saj në fushën muzikore. Në një intervistë për mediat, këngëtarja e “Simbol”, ka treguar se në fillim ishte skeptike në do të pëlqehej nga publiku me këngët që ka realizuar, duke qenë se ato nuk janë shumë komerciale. “Unë i falënderoj të gjithë dëgjuesit e mi që janë aty për mua, më përkrahin dhe i dëgjojnë këngët e mia. Jo vetëm për mua, por besoj se për çdo këngëtar, të qenurit vetvetja të bën të suksesshëm, apo të suksesshme. Kjo është ajo që më ndihmon të arrij suksesin e dëshiruar, duke qenë vetvetja dhe duke bërë gjithmonë atë që më pëlqen dhe që më bën të ndihem mirë”, thekson këngëtarja, së cilës i pëlqen të këndojë gjithçka, por që tërhiqet më shumë janë ato sfidueset, që kanë shtrirje më të mëdha vokale dhe mundësi improvizimi. Hana është fituese e çmimit të dytë të festivalit të muzikës popullore shqiptare, “Zambaku i Prizrenit” vitin e kaluar. Përveç vendit të dytë ajo ka fituar dhe edhe çmimin e publikut si çmim tradicional që jepet nga ana e shikuesve. Në bazë të vëllimit të votave të arritura përmes “sms”, atë çmim e ka fituar këngëtarja Hana Cakuli, me këngën e kompozuar nga Valton Beqiri “Një fjalë”. Duke qenë se Hana është nga Ulqini, por prej kohësh jeton dhe vepron në Prishtinë, ajo është shumë e njohur edhe në Shqipëri. “Mendoj se duke qenë vetvetja dhe duke bërë atë që dua e më pëlqen, këngët që më pëlqejnë, mënyra e paraqitjes që mua më pëlqen, unë jam këtu ku jam sot”. Ajo gjithashtu nuk fsheh se është e dashuruar duke treguar se ka gjetur tashmë princin e ëndërave të saj. “Mendoj se e kam gjetur. Është i sjellshëm, i këndshëm, i dashur, dhe e dua”. Momentalisht është e angazhuar duke kënduar “live” tek “Maroon Pub”, ndërkohë që nga ana tjetër po përgatitet të hedhë në treg edhe një këngë të re të punuar edhe me videoklip.
Bota Sot