Unioni Demokratik të Shqiptarëve: Urime Fiter Bajrami

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE
DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA
THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS
Ulqin, më 08.09.2010.
Tel./fax. 030/ 412 757, 412 599
KUMTESË
URIME ME RASTIN E FITER BAJRAMIT
Me rastin e Fiter Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Le të jetë festa e Fiter Bajramit freski që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, moment i vetëdijësimit tonë, kur ne do të dimë të respektojmë dinjitetin njerëzor, forcimin e besimit, pastrimit shpirtëror, faljes, mëshirës, përkushtimit, ngadhënjimit të solidaritetit dhe humanizmit.
Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.
Shërbimi informativ i UDSH-së