Kryetari i Komunës së Ulqinit uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
Kryetari i Komunës së Ulqinit uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
Në mesazhin dërguar besimtarëve musliman kryetari Hajdinaga shprehet: ’’Në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam, është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u drejtohem të gjithë besimtarëve muslimanë me urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit! Ramazani është muaji i sakrificës njerëzore. Duke u nisur nga kjo, uroj që gjatë këtij muaji dhe gjithnjë midis nesh të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi.
Me fat muaji i Ramazanit!
Sinqerisht i juaji
Gëzim Hajdinaga
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka përgezuar me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit edhe reisin e Bashkesise islame z. Rifat Fejziq