Aurela Gaçe, Dr Flori & Marsel në klipin “Origjinale”
June 12, 2010 | Lajmet / Vijesti
Këngëtarët nga Shqipëria, Aurela Gaçe, Dr Flori dhe Marsel kanë ardhur në Kosovë, ku e kanë gjiruar klipin e këngës së tyre “Origjinale” me produksionin kosovar Entermedia.
Kënga shumë ritmike, paraqitja shumë ekstravagante e Aurelës, Florit dhe Marselit dhe ideja shumë e mirë për klipin kanë sjell një hit të ri në skenën e muzikës shqiptare.
Marseli, si i ri në muzikë, ende nuk dihet se kush është e çfarë bën, mirëpo ai ka një këngë me dy këngëtarë shumë të çmueshëm në skenën e muzikës shqiptare, Aurela Gaçen dhe Dr Florin.
KOHA NET