Iliriana Gjoni pianiste
Iliriana Gjoni e lindur në Ulqin në vitin 1986 tregon menjëherë afinitetin për muzikën klasike, por duhet të presë që të mbushi 9 vjet për t’u regjistruar në Shkollën e muzikës të qytetit të saj. E transferuar në Podgoricë, ndjek Shkollën e mesme të muzikës “Vasa Paviq” nën drejtimin e pianistit të njohur malazez Boris Kraleviq. Në vitin 2005 regjistron Akademinë e arteve të Tiranës, ku merr leksione nga prof. Nora Çashku, dhe diplomohet në degën e pianos në qershor të 2009. Nga viti 2006 mundi të frekuentonte një masterklas – të organizuar nga Akademia – të pianistes dhe pedagoges së shquar italiane Lucia Passaglia, me të cilën fillon dhe akoma vazhdon një kurs perfeksionimi. Fituese e një burse studimi transferohet në Itali ku regjistron kurset universitare të nivelit të dytë (master) në Konservatorin e Pescaras, në klasën e prof. Silvio Feliciani.
Që nga mosha 11 vjeçare merr pjesë në konkurse (gara) të ndryshme të ekzekutimt pianistik, dhe fiton mbi 20 çmime nga të cilat mund të veçohen: Çmimet e para në Garat kombëtare të Malit të Zi (1998, 2000 e 2003), në Konkursin mbarkombëtar të Shqipërisë (2003, 2004, 2005). Në Itali fiton Çmimin e parë absolut në Konkursin europian të Barlettas dhe Çmimin e parë në Konkursin kombëtar të Guardiagreles (CH).
Ka luajtur në koncert në të gjitha selitë e konkurseve ku ka qenë fituese, si dhe në festivale të rëndësishme të Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë e Italisë.
Iliriana Gjoni
Lajme nga Ulqini
Fragment nga koncerti final i organizuar ne vitin 2008 të mbajtur në Civitella Casanova (PE). Transmetuar nga TV SKY italian
Iliriana Gjoni plays Liszt’s Vallée d’Obermann
Iliriana Gjoni plays Liszt’s Vallée d’Obermann