Molla Brahimi (huazuar nga libri Koha e Sheges)

March 7, 2010   | Kulturë / Kultura

Molla Brahim Bajram Peçurica_ulqinMoisiu-Mussai! a.s. në ‘Udhën e diturisë’
Mulla Brahim Bajram Peçurica ishte imami i xhamisë (hoxha kryesor i qytetit). Nana na dërgoi në mejtep për mësime fetare. Kjo na hapi botën e gjuhës arabe, që na holloi trurin. Këndonim dhe shqip vargjet e mevludit (për hir të ditëlindjes së lajmëtarit të bekuar Muhammed) shkruar 120 vjet të shkuar nga hafiz Ali Ulqinaku. Kjo bëri që në Ulqinin e robëruar të ruhej theksi i tij unikal. Por qeveria malazeze donte t’i shembte xhamitë e njëpasnjëshme të “shehrit” duke përdorur bashkësinë islame, që punonin si spiunë të shitur të pushtetit Titist.
Por këtu Zoti zgjedh gjithmonë shërbesëtarët e vet. Mulla Brahimi qëlloi i tillë, i doli zot Xhamisë së Lamit dhe me trupin e tij ndaloi rrënimin e xhamive, që ata donin t’i rrëzonin. Predikimet e tij dhe mësimi që na dha të bëhemi çuna të mirë, na nguliti drojën në Perëndinë. Ai na shpjegoi gjallërisht një rast nga fletat e këndimit madhështor për profetin e dashur të Zotit, Musain a.s., paqja dhe shpëtimi i Zotit mbi emrin e tij, Moisiun, të zgjedhurin e popullit të robëruar Izraelit, kaptina 18, kreu i Shpellës, vargu 66…. Moisiu, edhe pse i dërguar i Zotit, nuk dinte më shumë për vullnetin e Zotit, se vullneti njeriut është i kufizuar. Ai kërkoi që të mësonte urtësinë e Perëndisë, që transhendon të gjitha përllogaritjet e imta njerëzore. Moisiut kjo iu shfaq nëpërmjet një personi special, Khidri, që ka hyjninë e Perëndisë dhe diturinë nga vetë prezenca e Tij. Këto Moisiu donte t’i mësonte nga Khidri (lit. do të thotë “i gjelbër”). Ky është lloji i diturisë që gjithmonë gjelbëron; gjallesën me burime të pashtershme të shkruar nga vetë prezenca e Perëndisë!
“Ai do të marrë me vete peshkun. Vendi se ku do ta takojë mësuesin misterioz, do të ndikohet me faktin se peshku do të tretet kur të mbërrijnë në atë vend”. Peshku është emblemë e frutit të diturisë së kësaj bote, por që të njihet më thellë, dituria duhet të kërkohet më tutje, dhe për më tej duhet durim i tejskajshëm.
“Kur edhën te nyja e pikëbashkimit, hasja e detit, që përputhen me njëra-tjetrën, Moisiu harroi për peshk. Adjutanti (përcjellësi), që kujdesej në shoqërim (nga inertcioni – plogështia e të mallkuarit satana), e bëri të harrojë e t’ia tregojë atij këtë fakt: se peshkun e vërejti të ikte në det në një mënyrë të mrekullueshme.” Ecën më tutje, por udha rëndonte dhe më tepër, duke u bërë më lodhëse për Moisiun. Kështu dhe dituria jonë e vjetër, kur rraskapitet dhe ne vijmë në njohuritë e reja, atëherë kemi një ndjenjë të çuditshme, hasim në zor kur duam ta anashkalojmë diturinë e re duke mos e përvesuar atë. Për këtë duhet menduar më tepër…Khidri i ka sekretet e paradokseve të jetës, që njerëzit ordinerë nuk i kuptojnë, ose marrin vesh në sens të gabuar. Këtë do ta shikojmë tani.
Khidri pranon ta marrë Moisiun në këtë udhëtim diturie, por Moisiu nuk do i kuptojë veprimet e tij. Kjo do ta bëjë atë të padurueshëm…
“Dhe shkuan (ata)… e kur hipën në anije të disa lundërtarëve të vobektë, Khidri, ia zhbiroi (dërrasen e anijes). Moisiu u mahnit, po si bëri këtë punë të çuditshme, durimi i shkoi. Ai harroi, edhe pse premtoi se do ishte besnik, pa pyetur për veprimet! Por Khidri e kuptonte. Dhe shkuan më tutje te një familje, ku takoi një djalosh atypari.
Xhamija e Lamit_ulqinE kapi për koke dhe ia preu kryet, e mbyti. “Kjo s’ka kuptim!” – tha Moisiu, që u trondit shumë (por edhe ne fëmijët nga rrëfimi i Mulla Ibrahimi vetëm këtë mbanin mend, preknim qafën edhe na!). Moisiu edhe në këtë rast e humbi durimin, por mbas lutjes që ta falte, Khidri (duke qeshur) e mori edhe më tutje Moisiun me vete dhe shkuan në një fshat, por fshatarët nuk u kujdesën për mikpritje, duke i refuzuar si mysafirë. Ata gjetën në fshat një mur, që ishte duke u rrëzuar e të cilin Khidri e kthisi (meremetoi). Atëherë Moisiu i tha: “Sikur të kishe dashur ti, do të merrje shpërblim për këtë, Khidri”?…
-Tani i erdhi koha të ndahet nga Moisiu, por para se të ndahet nga njëri-tjetri Khidri do të shpjegojë domethënien e gjërave, që ti (Moisiu) nuk mund të duroje… Sa i përket anijes, ajo ka qenë pronë e të varfërve që punonin në det, andaj unë desha ta dëmtoj, sepse para tyre gjendej rrëmuja e një sundimtari, i cili çdo anije e konfiskonte (e merrte me dhunë). Gjersa ta ndreqin anijen, do i japin kohë këtyre njerëzve ta kalojnë këtë rrëmujë… E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besëmbarë, andaj djali i tyre, që do të bëhej i djallëzuar, i pabesë, kështu prindërve, që për të mos ia humbur, tundin besimin, mbytën djalë keqin, por Zoti në dëshirën e vet do t’ju sjellë një djalë tjetër besëmbarë, që do të jetë i mëshirshëm ndaj prindërve…. E sa i përket atij murit që e kthisa, ai u takonte dy djelmoshave bonjakë në katund e në atë mur gjendej i fshehur një thesar i tyre. E babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiroi që ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre. Kjo është mëshira e Zotit tënd. Unë (Khidri) këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim, por me përcaktimin e Perëndisë, këto janë kuptimet që ti nuk munde t’i duroje”… Këto akte nuk vijnë nga impulsi vetjak, por nga autoriteti sipëror, këtu mileti vërtet është vulgar, ngase aktet e urtësisë madhore në dobi të tyre nuk i merr vesh…(as kurrë, s’ka me i marrë vesh).

Facebook: Naim & Sami Flamuri