Forca: Demant ne reagimin e Komunës se Ulqinit
Ulqin, 04.03.2010
Br. 38/10
Demant ne reagimin e Komunës se Ulqinit
Me te knaqur do te ishim sikur do kishim mundesi të komentojmë diçka pozitive nga Ulqini, si për shembull ndërtimi i kapaciteteve hoteliere ose ndërtimin e infrastrukturës së premtuar se sa te komentojm për gjendjen katastrofale të komunës për të cilën Ju jeni fajtor direkt.
Buxheti i planifikuar i Komunës së Ulqinit për vitin 2009 ishte 16.220.000 EUR kurse është realizuar gjithsejtë 4.636.000 EUR, pra 28.50% nga e planifikuara e jo 85,70 % siç pohojni në demantin e vethevetes.
Sikur realizimi të ishte ne perqindje sa pohoni, atëherë realizimi do të ishte 13.900.000 EUR.
Në raportin e Ministrisë së financave theksohet që:
Niveli më i ulët i realizimit të buxhetit në komunat e Malit të Zi, për periudhën janar-shtator te vitit 2009 është ne komunen e Ulqinit e ajo është 20.40% në krahasim me planin e vitit 2009 çka do të thotë që realizmi është 3.300.000 EUR
Përse nuk e keni demantuar Ministrinë e Financave?
Me Programin e rregullimit hapësinor për vitin 2009 janë planifikuar investime me shumë prej 10.152.000 EUR ndersa jane realizua vetem 281.000 EUR. Pra realizimi i nivestimeve është 2,8 % nga e planifikuara.
Gjithashtu nga Raporti që kemi fituar nga Sekretariati për financa, ne bazë te realizimit të taksbanimit mund të përfundoim që Ulqini ne vitin 2009 ka pesuar renje prej 31% ne numrin e turistave .
Kur te gjithe kesaj i shtojm që punëtorët në organet e administratës nuk kanë marrë rrogë më tepër se tre muaj. Në Qendër për kulturë 5 muaj, ne NP për mbrojtjen dhe kultivimin e egërsirave 10 muaj, NP UPIN 4 muaj, radio Ulqin 5 muaj, ne NP Komunale 2 muaj, a ashte i nevojshem me komenti i FORCES?
Ky është vetëm fillimi i debatit sa i përket shpenzimeve të reprezentacioneve, udhëtimeve zyrtare, shpenzimit të karburantit, mbledhjes se taksbanimit, pagesave individuale, pagesave për media,etj.etj.
Me këtë rast, përveç shpenzimeve te udhëtimeve zyrtare dhe reprezentacioneve do te shtojmë edhe shpenzimet për media dhe për promovimet me te cilat mundoheni përsëri të mashtroni popullin kinse janë evc të përfshira. Në bazë të të dhënave zyrtare nga llogaritë përfundimtare për vitet 2007 ,2008 dhe në bazë të Raportit që kemi fituar nga Sekretariati për Financa për vitin 2009 do të paraqesim tabelën në vijim:
2007 2008 2009 GITHSEJTË
Shpenzimet për reprezentacion 60.011,17 87.526,93 40.888,58 188.426,69 EUR
Shpen.për udhëtime zyrtare 83.327,16 48.372,21 74.642,29 206.341,66 EUR
Shpenz.për media dhe 64.425,65 83.878,86 84.195,65 232.500,16 EUR
promoemiv
……………………………………………………………………………………………………………………………..
GITHSEJTË 207.763,98 219.778,00 199.726,52 627.268,50 EUR
Pra, këto shpenzime për tre vite nuk janë 400.000 por janë 627.268,50 EUR
Kërkesat e FORCËS per të dhënat për shepnzimet e reprezentacionit për vitin 2007 dhe për vitin 2008 jane refuzuar prej anes se Sekretarijatit për buxhet dhe finansa me daten 03.08.2009 me vendimet nr. 04-4583/1 dhe 04-4583/2. Ne arsyetim per refuzimin e kerkeses per te dhana thuhet »që me publikimin e tyre do të shkelet interesi private dhe publik….«
Nëse nuk dëshironi qe FORCËS te i jepni te dhanat atëherë do të i spjegojani qytetarëvese për çfarë sekretit bëhet fjale.
Shërbimi Informativ i Forcës
Ilir Llazorja