Permbytjet ne rrethine te Ulqinit,situata është në kontroll pohon kryetari i Komunës Gzim Hajdinaga
Gjendje e rënduar në fshatrat në kufi me Shqipërinë në Mal të Zi
Përmbytjet në rrethin e Shkodrës dhe hapja e portave të hidrocentrale kanë rënduar situatën në fshatrat kufitarë në Mal të Zi. Përfaqësuesit e pushtetit lokal të Ulqinit kanë kërkuar vendosjen e kontakteve ndërministrore
Reshje të shumta dhe hapja e portave të hidrocentraleve në Shqipëri kanë rënduar situatën edhe në disa fshatra kufirate me Malin e Zi e veçmas ato në bregun e lumit Buna. Kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka ngritur shtabin e emergjencës për situata të jashtëzakonshme, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Sipas tij në disa fshatra situata është e rëndë:
“Është mjaft situatë e vështirë, pa ndonjë alarmim që është gjendja tepër tepër e rrezikshme, por vërtet ka përmbytje të mëdha në disa shtëpi . Tani menjëherë nga këtu do të shkoj në Lisna Borë, ku kemi informacion se në disa vende uji ka kapërcyer edhe bendin. Të shohim në terren se si është situata konkrete në përgjithësi . “
Zoti Hajdinaga thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e tij në Shkodër :
“ Presim që të na informojnë se në cilat momente dhe në cilat kapacitete janë të detyruar që të lirojnë akumulimet e veta që kanë.”
Për shkak të situatës së krijuar zoti Hajidnaga thotë se ka ftuar për një vizitë pune zëvëndësministrin e brendshëm të Malit të Zi, që në terren të përcjell situatën më për së afërmi. Në terren sot ka dalë edhe shërbimimi i mbrojtjes . Udhëheqësi I këtij shërbimi, Flamur Sella thotë per Deutsche Welle-n se në disa vende lumi Buna ka dalë nga shtrati.
“Kemi ngritje të lumit Buna. Pjesa e Shën Gjergjit diku prej mëngjesit e deri tani minimum është ngritur deri ne 10 cm. Buna ka një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe ka dalë nga shtrati ”.
E tërë kjo situatë e krijuar nga reshjet e dendura në këtë rajon ka ndërprerë edhe komunikimin ndërjmejt dy shteteve respektivisht Ulqinit dhe Shkodrës . Një numër i madh i studentëve nga Mali I Zi që studiojnë në Universitetin “ Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës janë në pushim te detyruar dhe po përcjellin situatën për t’u kthyer sërish në mësim. Ja se çfarë thotë një studente :
“ Ne studentët nga Mali i Zi që studjojmë në Shkodër jemi në kontakt me kolegët tanë në Shqipëri . Ata na kanë njoftuar se për shkak të situatës së krijuar mësimi në Universitet është shtyrë deri nga mesi i Janarit . Presim që situata të stabilizohet dhe mësimi të vazhdojë i rregullt , pasi jemi në prag të provimeve “.
Ditët e fundit në sheshet e Ulqinit po vërehet nje rënie e dukshme e punëtorëve sezonalë, të cilët nga qyteti i Shkodrës jo rrallë herë angazhohen për punë të ndryshme në Ulqin.
Autor: Vera Katana/ Ulqin
Deutsche Welle
***********************
Intensiteti i të reshurave në perimetrin Ulqin – Shkoder sot është diçka më i dobët , megjithatë banorët në Shtoj, Fraskanjel , Lisna dhe Shën Gjergj e zonat tjera ende janë të rrezikuar ,sepse niveli i ujit prej mbrëmë është ngritur edhe për 13 cm.
Permbytjet ne rrethine te Ulqinit po vazhdojn.Prurjet e reja të lumit Buna mbrëmë dhe sot kanë përmbytur edhe më shumë sipërfaqe të tokës, oborre të shpive, restoranteve dhe objekteve banimi.
Shtabi i emergjencës kryesuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Gzim Hajdinaga po shqyrton masat edhe për evakuimin eventual të popullatës lokale.
Përmbytjet e medha në Shkodër në rrethinë si pasoj e reshjeve të dendura kanë shqetësuar dukshëm edhe banorët përgjatë lumit Buna në Komunën e Ulqinit, të cilët gjatë ditëve të kaluara kaluan ditën dhe natën në ankth mes ujit e baltës.
Niveli i ujit sot ka shënuar ulje dhe situata është në kontroll pohon kryetari i Komunës Gzim Hajdinaga
Niveli i ujit në lumin Buna po rritet me intensitet të vogël.Në këtë po shtohet edhe ankthi i banorëve të prekur nga përmbytjet në Shtoj, Fraskanjel , Lisna dhe Shën Gjergj e zonat tjera.
Shtabi i emergjencës i kryesuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka vizituar lokalitetet e prekura nga përmbytjet dhe ka marr masa për evakuimin e popullatës lokale.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë vizituar rajonin e rrezikuar, kurse kryetari i Komunës së Ulqinit Gzim Hajdinaga për RTCG thotë se edhe disa fshatrave tjera u janë përmbytur tokat bujqësore.Më në rrezik janë fshatrat në brigjet e Lumit Buna, si fshati Fraskanjel , Lisna dhe Shën Gjergj , në të cilin uji vetëm sa ka mbërritur nëpër bodrumet e disa shtëpive, stalla dhe ahure të bagëtive.
Lajme nga Ulqini
*********************************************
Permbytet Shkodra, mijera hektare nen uje
Komiteti Nderministror i Emergjencave ka bere publike bilancin e pare te demeve te shkaktuara nga permbytjet ne zonat veriperendimore te vendit. (UPDATE)
Sipas te dhenave zyrtare, ne qarkun e Shkodres, uji ka permbytur deri tani mbi 4786 hektare toke dhe 870 shtepi. Komiteti njofton se deri tani jane evakuar nga keto zona rreth 527 familje, nderkohe qe pritet te evakuohen edhe 3 mije persona te tjere nga komunat e Dajcit, Berdices, bushatit dhe Ana e Malit.
Situata ne Shkoder mbetet alarmante, ku argjinaturat ne shume zona jane demtuar dhe nuk funksionojne. Komiteti njofton se dje jane riparuar ne komunen e Dajcit 140 meter linear argjinature dhe pritet qe sot te riparohet edhe pjesa e mbetur prej 400 metra linear qe eshte demtuar nga permbytjet. Oret e paradites eshte rritur ndjeshem niveli ne zonen e Dajcit dhe te Shirqit ku banoret po kerkojne qe te evakuohen.
Siperfaqja e permbytur eshte rritur ndjeshem edhe ne zonen e bashkise se Shkodres, ndersa uji po krijon probleme ne rruget nacionale per shkak te veshrimit siper tyre. Situata paraqitet e renduar ne aksin nacional Tirane-Shkoder, ku ne vendin e quajtur harku i Berdices eshte bllokuar levizja e automjeteve per shkak se niveli i ujit eshte shume i larte.
Komiteti nderministror njofton se ne Lezhe dhe zonen e permbytur nga batica detare disa dite me pare nuk ka me uje dhe jane riparuar pjesa me e madhe e argjinaturave te demtuara ne breg te detit.
Top Channel
TV KLAN
[flv width=”580″ height=”400″]http://www.tvklan.tv/klanlajme/klanlajme.flv[/flv]
TV VIJESTI
[flv width=”580″ height=”400″]http://a2.video2.blip.tv/6430003067148/Rtvvijesti-dnevnik060110601.flv[/flv]