Taekwondo Ulqini merr 4 çmime nga Komuna e Ulqinit
December 26, 2009 | Lajmet / Vijesti
Të premtem me datë 25.12.2009 në shtëpin e kulturës nën organizimin e komunës së Ulqinit u bë ndarja e çmimeve për sportistët e qytetit tonë. Në mesin e shumë klubeve sportive ishte edhe klubi i Taekwondo-së Ulqini i cili merr 4 çmime.
Nga klubi i Taekwondo-së Ulqni garuesi Mersudin Kurti vlerësohen si sportisti më me perspektiv, ndërsa Besnik Shata garuesi më i mirë.
Klubi i Taekwondo Ulqini fiton çmimin si klubi më me perspektiv i qytetit tonë, dhe kryetrajneri Fikret Dushku shpërblehet poashtu më një mirënjohje si trajneri i cili punon me grupmoshat e reja.
Falenderojmë organizatorin e këtij solemniteti, komunën e Ulqinit.
Taekowndo club Ulqini – Facebook
Video nga Muhamed Kollari – Facebook