Me 14 – 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë
December 2, 2009 | Ngjarjet - Events
Me datat 14 dhe 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë.
Ky manifestim tradicional mbahet nën përkudesjen e Kryetarit z. Gëzim Hajdinaga dhe Komunë së Ulqinit.
Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 32 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.
Festivali i fëmijëve në Ulqini është cilësuar si festë e fëmijëve.
Municipality of Ulcinj / Ulqin