Lajmërim: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon Manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit,
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Ulqin, 24.11. 2009
L A J M Ë R I M
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon Manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, të shtunën, me 28 Nëntor 2009, në Qendrën për Kulturë – Ulqin.
Manifestimi fillon në orën 18-të, me hapjen e ekspozitës figurative të piktorëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.
Koncerti festiv me këngë e valle popullore, recitale, muzikë instrumentale etj. fillon në orën 19-të.
Mysafir special i mbrëmjes do të jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Artisti i Popullit Rikard Ljarja.
Në fund, për të gjithë të pranishmit do të shtrohet koktej .
Prania Juaj na nderon, jeni të mirëseardhur !
Këshilli organizativ