Manifestimi me rastin e 20. vjetorit te ratifikimit te Konventes per te drejtat e femijeve

November 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

Gezim Hajdinaga ne Konventen per te drejtat e femijeve_1Përshëndetje të gjithëve,

Të dashur fëmijë,

Të nderuar prindër, mësimdhënës, miq dhe të ftuar.

Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar 20 nëntorin – Ditën e nënshrimit të Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Është ky përvjetori i 20. i nënshkrimit të këtij dokumenti të rëndësishë të nënshkruar nga 192 shtete dhe si e tillë 20 nëntori  – Dita e miratimit të konventës ka hyrë tashmë në kalendarin e ditëve të shënuara si ditë ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve.

Të dashur fëmijë, sot ju drejtohem jo vetëm si kryetar komunës por sip rind andaj me kënaqësi e pranova ftesën që të shënojmë këtë aktivitet në bashkëpunim me shkollat tona dhe Qendrën për punë sociale.

Nuk mund të pretendojmë  të mbrojmë të frejtat e fëmijëve pa i njohur ata, prandaj synimi ynë dhe me këtë aktivitet eshtë sensibilizimi i të gjithëve për të njohur dhe respektuar këto të drejta.

Ekzekutivi që unë  drejtoj mbrojtjen e fëmijëve e ka nga prioritet e tij, krahas kësaj reformat e ndërmarra legjislative, strukturore e administrative në fushën e shërbimeve sociale, të kujdesit shëndetësorë, arsimit, kulturës dhe realizmit të të drejtave të fëmijëve, po japin rezultatet e tyre dhe po shënohen hapa pozitiv. Duhet të kujtojmë se ende ka fëmijë që mbeten jashtë zhvillimeve pozitive, ka fëmijë që braktisin shkollën, fëmijë që punojnë, fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë të komuniteteve në vështirësi. Këto përherë do të jenë në fokusin tone sepse vetë në këtë mënyrë shoqëria jonë mund të shënojë progress edhe më të madh drejtë rrugës së integrimit dhe të jemi qytetarë të denjë të një Evrope të bashkuar.

Unë kam shumë besim tek ju!

Sot do të flas pak dhe dëshiroj t’ju lë radhën juve. Do të jap një mesazh përshëndetës për të gjithë fëmijët që të mësojnë shumë dhe të jenë qytetarë të denjë kudo që janë.

Edhe njëherë gëzuar!

Qoftë kjo ditë  e lumtur për të gjithë ju.

Kryetari i komunës së Ulqinit
Gëzim Hajdinaga


3