Arrestohen me dy kg drogë nga Policia e Ulqinit

October 18, 2009   | Shtypi / Mediji

policija_ulqinUlqin, 17 tetor – Policia e Ulqinit konfirmoi të shtunën se ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, Z.T. (28) dhe P.K. (26) nga Shkodra, të dyshuar se kanë tentuar të sjellin në Malin e Zi drogë, ndërsa u janë konfiskuar 2 kg marihuana. “Në saje të observimit të këtyre dy personave në vendkalimin kufitar Sukubinë-Murriqan, është vërejtur se nga Shqipëria në territorin e Malit të Zi kanë sjellë 2 qese plasmasti drogë, të cilën e kanë fshehur në oborrin e kompanisë së braktisur ndërtimore në Ulqin”, njoftoi policia e Malit të Zi. Policia ka arrestuar dy shtetasit shqiptarë.
Gazeta Express
[flv width=”580″ height=”400″]http://www.upravapolicije.com/cms/mestoZaUploadFajlove/policijausluzbigradjana.flv[/flv]