Policia malazeze ndërpreu një kanal për tregtinë me njerëz
Policia malazeze të enjten në mbrëmje arrestoi 16 shtetas shqiptarë të cilët kanë tentuar që nga Mali i Zi ilegalisht të kalojnë në Itali.
Siç lajmëruan të premten mediumet shqiptare, me ta kanë qenë edhe tre shtetas të Kosovës, përderisa organizatorë të këtij aktiviteti të paligjshëm janë disa shtetas serbë.
Shtetasve shqiptarë dhe atyre kosovarë u është shqiptuar paraburgim dhjetëditësh, përderisa organizatorëve serbë u është shqiptuar paraburgim në afat të papërcaktuar.
Mediumet shqiptare lajmërojnë se është e shpeshtë dukuria që përmes porteve malazeze drejt Italisë të transportohen shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Për transferin e paligjshëm në Itali janë paguar prej 1.500 deri 2.500 euro.
RTK
[flv width=”580″ height=”400″]http://www.upravapolicije.com/cms/mestoZaUploadFajlove/policijausluzbigradjana.flv[/flv]