Perandoria Osmane rikushtëzon dorëzimin e Ulqinit

September 30, 2009   | Shoqëria / Društvo

bazaar life DULCIGNOULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (38)
Situata konkrete tregonte se dorëzimi i Ulqinit nuk do të kryhej pa armë. Duke e vlerësuar si gjendje kritike, konferenca e admiralëve, të cilën e drejtonte admirali Sejmur, kishte marrë qëndrim që kori konsullar në Shkodër me familje, për shkak të sigurisë, do të duhej të largohej nga qyteti e të vendosej në një vend më të sigurt.
Admirali Lafon në raportin e tij të shkruar më 16 shtator 1880 nga anija luftarake “Suffrein” në flotën e bashkuar ndërkombëtare në Gruzhë, thekson: Frederick Seymour“Admirali Sejmur ka organizuar një konferencë të komandantëve të divizioneve të ndryshme detare që ta shqyrtojnë së bashku mënyrën me të cilën do të mund ta okupojnë më lehtë Ulqinin me rrethina dhe t’ia dorëzojnë Malit të Zi. Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe kapidani anglez, Sell, të cilin admirali Sejmur e caktoi si këshilltar”.
Nënkonsulli austro-hungarez nga Tivari shkruante: “Këmbëngulja e shqiptarëve që të mos e lëshonin Ulqinin dhe qëndresa e fortë e tyre për t’u matur me armikun e trefishtë – Fuqitë e Mëdha, Malin e Zi dhe Perandorinë Osmane, ka marrë përhapje të gjerë. Trimëria për t’u kapur fytas me malazezë ka arritur në një shkallë të lartë”. Ai vazhdonte: “As forcat e Malit të Zi, as demonstrata e afërt e flotës së bashkuar ndërkombëtare nuk janë në gjendje të zbusin shpirtin e shqiptarëve e të përkulin qëndrimin e tyre”. Edhe kapiteni anglez, Sell, i cili ishte kthyer nga Tivari dhe e njihte mirë situatën, theksonte se komandanti malazez e kishte vlerësuar se nuk ishte në gjendje të shkonte për Ulqin, edhe sikur të ishte i shoqëruar nga flota e bashkuar ndërkombëtare, për shkak të rezistencës së shqiptarëve.
SKETCH MAP OF MONTENEGROSituata konkrete tregonte se dorëzimi i Ulqinit nuk do të kryhej pa armë. Duke e vlerësuar si gjendje kritike, konferenca e admiralëve, të cilën e drejtonte admirali Sejmur, kishte marrë qëndrim që kori konsullar në Shkodër me familje, për shkak të sigurisë, do të duhej të largohej nga qyteti e të vendosej në një vend më të sigurt.
Më 17 shtator, admirali Sejmur kishte caktuar dy oficerë, komandantin e anijes angleze “Alexandra”, lordin Valter Kerr dhe kapidanin Kajar, që të shkonin te Riza pasha në Shkodër e t’ia dorëzonin ultimatumin, me të cilin kërkonte që në një afat prej tre ditësh të përgjigjeshin se a do ta dorëzonin Ulqinin me rrethina në mënyrë paqësore ose malazezët do ta merrnin me armë duke u ndihmuar nga flota e bashkuar ndërkombëtare. Ata duhej të udhëtonin nëpër rrugën tokësore Kotorr – Cetinë – Shkodër.
Më 17 shtator 1880, Perandoria Osmane parashtroi një propozim të ri para Fuqive të Mëdha, me të cilin e kushtëzonte dorëzimin e Ulqinit Malit të Zi. Arsyetimin e kërkesës e mbështeste në faktin se qeveria perandorake gjendej para një sërë ndërlikimesh dhe se duke dashur që t’u jepte fund mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me çështjen e Ulqinit, ajo qe shtrënguar të merrte këtë qëndrim. Qeveria perandorake ishte e gatshme t’ia dorëzonte Ulqinin Malit të Zi, por nuk ishte fare e sigurt se a do të zgjidhej çështja në këtë mënyrë dhe a do të lirohej nga këto mosmarrëveshje. Ajo mendonte se nuk mund të hynte në një flijim siç është dorëzimi i Ulqinit, përderisa Fuqitë e Mëdha nuk do t’i garantonin në mënyrë serioze dhe zyrtare se do t’i plotësoheshin këto tri kërkesa kryesore:
1. Me aktin e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, Fuqitë e Mëdha evropiane përfundimisht do të braktisin çdo plan për demonstrim detar pa kërcënim dhe frikësim për çështjen e tanishme dhe të ardhshme;
2. Duhet të ruhen dhe të garantohen pasuritë, jeta, nderi, besimi dhe të gjitha të drejtat që u përkasin banorëve të krishterë dhe myslimanë si për ata që pas dorëzimit të Ulqinit do të donin të emigrojnë, po ashtu edhe për ata, të cilët pas dorëzimit të Ulqinit nuk do të donin të emigrojnë;
3. Menjëherë pas dorëzimit të Ulqinit, Fuqitë e Mëdha evropiane duhet ta pranojnë bazën e statuquo-së territoriale dhe në të ardhmen asnjë lëshim nuk do t’i bëhet Malit të Zi, në cilëndo trajtë qoftë.

Mr. Riza Rexha
Koha Javore