Big Mama : Kam qenë adoleshente e llastuar

Kam qenë e shkathët gjithnjë, kam qenë kureshtare dhe më ka interesuar të mësoj çdo gjë. Ditët e adoleshencës i ruaj me shumë xhelozi, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime”, Bigi si nxënëse ka qenë mjaft e mirë, ka qenë e dhënë pas aktiviteteve të ndryshme. Këngën e ka nisur që në moshën e vegjëlisë dhe është rritur duke u munduar ta realizoj ëndrrën për t’u bërë një këngëtare e njohur.
“Gjithnjë kam punuar për të arritur shumë, çdoherë kam qenë aktive nëpër aktivitete të ndryshme shkollore. Mendoj se këngën e kam pasur në shpirt që në moshën e vegjëlisë. Të them të vërtetën kam pasur talent që atëherë dhe gjithnjë mendoja se do të hy në botën e këngës dhe do të kem sukses në karrierë ka përfunduar ajo.