Ish-gruaja e Genc Prelvukaj tani në krahët e kantautorit Korab Shaqiri
Kanë kaluar shumë vite, që nga ndarja e saj nga Genc Prelvukaj i grupit “Etno Engjujt”, martesë e cila si duket nuk pati shumë sukses edhe pse u kurorëzua me një fryt të po asaj dashurie, një djalë. Ndoshta gjithë kjo ndarje ka qenë shkaku se Arta ka qenë në moshë shumë të re, dhe ajo nuk e ka ditur se çfarë dëshiron nga jeta. Me kalimin e kohës ajo mësohet keq, pasi nuk mund të ndryshosh gjithçka menjëherë nga një vajzë e cila është mësuar të jetë e lirë dhe të kryejë detyrimet familjare si një amvisë e thjeshtë, ndërkohë që synonte edhe karrierë në fushën e modës.
Madje, kjo është komentuar dhe shkaku i ndarjes së bujshme, siç përshkruan mediat kosovare për çiftin tashmë të njohur atje. Që nga ajo kohë Arta me Gencin nuk kanë shkëmbyer as edhe një përshëndetje edhe pse herë pas here janë takuar kur kanë marrë djalin nga njëritjetri, pasi kujdestarinë e Gjinit të vogël e ka pasur e ëma Arta, kurse pas një kohe ata kanë rralluar edhe takimet, gjë që Arta ka angazhuar dikë nga famil- jarët e saj për të dërguar dhe marrë djalin. Por, tashmë nuk dihet se kush mban kujdestari për djalin e vogël, duke ditur që Genci është i angazhuar në muzikë, pasi bën pjesë në një ndër grupet më të famshme shqiptare. Sa i përket anës sentimentale, Genci akoma nuk është kapur “mat” me ndonjë femër edhe pse në klipet e tij kohët fundit po marrin pjesë shumë femra të nxehta, por që nuk janë shqiptare. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje intime me ndonjërën nga ato, ndërkohë që ish-nusja e tij po jeton një jetë të re tashmë e lirë. Në Kosovë po flitet për një lidhje mes modeles, Arta Arifi dhe kantautorit – këngëtarit sharmant Korab Shaqiri. Shkas i gjithë kësaj përfolje kanë qenë disa foto të publikuara në internet ku të dy janë fotografuar në pozicione intime, gjë që na shtyn të dyshojmë që mes tyre diçka po ndodh, qoftë kjo edhe ndonjë aventurë e shkurtër. Korabi në Kosovë njihet edhe si djali i këngëtarit të muzikës popullore Ilir Shaqirit. Ai ka hedhur në treg albumin e parë me titull “Të kam gjetur” dhe ka publikuar videoklipin e tij të tretë me të njëjtin titull. Vitin e kaluar Korabi doli me dy këngë dhe videoklipe, të cilat u mirëpritën shumë mirë nga fansat dhe ndër klipet më të klikuara gjatë vitit 2008 ishin “Banesa e vogël” dhe “A dalim sonte”.
Panorama Plus