Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” do të mbahet nga data 22-24 maj 2009
Manifestimi tradicional “PRANVERA NË ANË TË MALIT 2009”
Programi:
E premte, 22 maj 2009
- Prezantimi i eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas
- (Muzeu në Kala, ora 18.00)
- Promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
- (Hoteli “Mediteran”, ora 19.30)
- Shfaqja e filmit dokumentar mbi Shasin i autores Monika Stafa
(Hoteli “Mediteran, ora 20.30)
- Koktej
E shtunë, 23 maj 2009 – Dita e sportit
- Gara në vrapim (nisja te Shkolla e Krythës, ora 09.30)
- Turne në volejboll (te Restorant “Shasi”, ora 11.00)
- Turne në shah (te Restorant “Shasi”, ora 12.00)
E diel, 24 maj 2009 – Dita qendrore e manifestimit (Stadiumi i Shasit, ora 16.00)
- – program kulturo – artistik
- – muzikë dhe këngë
- – lojra popullore tradicionale
- – humor
- – ushqim tradicional, etj.
Bëju edhe ti pjesë e manifestimit!
Ju mirëpresim! Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009
Per te gjashtin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit mbahet manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” 22-24 maj 2009. Shasi edhe kete vite o ti pres mysafiret te shumte nga qytetet tjera shqiptare si Ulqini, Tivari, Shkodra, Tuzi, Plava, Lezha, Tirana, Prishtina,Shkupi,Presheva etj. Anamalasit ne qytetin e tyre te lashte do te presin mysafiret me ushqime tradicionale:buke kallamoqi, laknur, dollme, embelsira nga me te ndryeshme. Lojrat popullore do te jen atraksion i veçante per mysafiret e shumte qe do ta mbushin fushen buze liqenit te Shasit. Humoriste dhe kengetare te ftuar nga te gjitha viset shqiptare do ta shtojn bukurine e ketij manifestimi.
Thirrje për të kontribuar
Për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009”, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.
Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32
Gjithashtu për bashkëatdhetaret tonë që jetojnë jashtë vendlindjes instruksionet për pagesë mund ti gjejnë këtu:
Për Europë – shkarkoje këtu
Për Amerikë – shkarkoje këtu
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm prej 30 minutash.
[flv width=”580″ height=”380″]http://shqiphost2.top-channel.tv/18754796/procesisportiv/exclusive10maj.flv[/flv]