Exclusive Video: Shasi qyteti ilir qe u fsheh nga sllavet
Vetem disa kilometra larg kufirit, ndermjet Shkodres dhe Ulqinit gjenden rrenojat e nje qyteti thuajse te panjohur, Shasi, nje prej kater “qyteteve satelite” te Shkodres, ishte se paku per nente shekuj qender ipeshkvnore, me kishen e vet katedrale, me monedhen e vet dhe statutet e veta, nyje e rendesishme urbane dhe tregtare.
Ndersa burimet kishtare kane shenjuar me kalendar te rregullt gjithcka qe ka ndodhur ne kete qytet prej shekullit te 8-te deri ne shekullin e 17-te, ne dijet e tjera, ne histori e arkeologji, heshtja u thye vetem para nje viti.
Kerkimet e para te arkeologjise jugosllave, qe u takojne viteve 1980, zbuluan nje hershmeri me te madhe se ajo qe dihej. Ishte pikerisht trashegimia ilire e kultures se Shasit qe e trembi shkollen arkeologjike te Beogradit dhe gjetjet u kthyen ne nje “fond rezervat”. Por tani eshte nje kohe tjeter. Mendjet e emancipuara te shkolles malazeze te dijes, shqiptuan perfundimet e para te karakterit te kesaj kulture. Ajo eshte e njejte me kulturen e Komanit, dhe kjo ka rendesi jo vetem per historine e Shasit, por pergjithesisht per historine e rajonit.
Nje vullnet i ri europeist qe kulturen e tjetrit e cmon si deshmitare te kultures se vet, qe njohjen e se shkuares e vlereson si faktor per zbutjen e kuptimit te kufirit, ka hapur librin rezervat te historise se Shasit, faqen bregdetare te Adriatikut, ne gjithe shtrirjen e tij nderkufitare.
Top Channel
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm prej 30 minutash.
[flv width=”580″ height=”380″]http://shqiphost2.top-channel.tv/18754796/procesisportiv/exclusive10maj.flv[/flv]