Gëzim Hajdinaga priti sot delegacionin e Këshillit të Evropës

Mayor of Ulqin Gezim Hajdinaga & Council of Europe Ms. Claudia Luciani
Kryetari i Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij priten sot në një takim pune delegacionin tre anëtarësh të Këshillit të Evropës të kryesuar nga zonja Klaudia Luçani.
Temë e këtij takimi i cili zgjati mbi 60 minuta ishte çështja e pakicave respektivisht të drejtat e tyre, administrimi lokal konformë normave ndërkombëtare, realizimi dhe transparenca e mjeteve republikane ndaj pushteteve locale, çështja e simboleve kombëtare, Ligji i pakicave etj.
z. Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij u përgjigjën në pyetjet e mysafirëve.
dhe dhanë vlerësimet e tyre rreth këtyre çështjeve, duke nënvizuar faktin që çështja e pakicave është një çështje e ndjeshme dhe tejet e rëndësishme për sejcilin vend që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ata nënvizuan që në këtë drejtim është punuar, por gjithnjë ka vend për plotësime dhe avansime, posaçarisht kur është fjala për decentralizimin e pushtetit vendor.
Veçmas mysafirët u interesuan për decentralizimin e pushtetit dhe gjendjes në këtë fushe, kur dihet që Mali i Zi është nënshkrues i Kartës evropiane për qeverisjen vendore.
Delegacioni i Këshillit të Evropës sot u takua edhe me klubet e këshilltarëve të Asamblesë komunale e në Podgoricë është palaralajmëruar takimi i radhës me liderët e partive nacionale në Mal të Zi.
Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga