Gëzim Hajdinaga prezanton Ulqinin në Maqedoni
Pas prezantimit të sukseshëm të ofertës turistike në tetë qendra të Kosovës sot kryetari Hajdinaga filloi turin e ri të prezantimeve në Maqedoni.
Fillimisht në kryeqytetin e vendit Shkupin, zoti Hajdinaga u takua me zëvëndëskryeministrin z.Abdilhaqim Ademi.
Për një orë sa zgjati takimi u preken një sërë çështjesh të rëndësishme, e në veçanti ato qe kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjelltë.
z. Ademi, foli për zhvillimin e proceseve demokratike ne vend dhe për zgjedhjet e zhvilluara, aplikimin e marrëveshjes së Ohrit dhe pozitën e shqiptarëve, ndërkohë që gjatë u ndal për bashkëpunimin e Ulqinit me qendra të ndryshme të Maqedonisë veçmas me ata ku shqiptarët përbëjnë shumicën.
Veçmas interesim tregoi për përgatitjet që janë bërë në fushën e turizmit, çmimet e ofertës dhe shprehu bindjen që edhe këtë verë mysafirë të shumtë nga Maqedonia do të vizitojnë Ulqinin.
Nga ana tjetër Kryetari Hajdinaga i shprehu mirënjohje për pritjen dhe detalisht foli për përgatitjet që janë bërë në nivel të komunës dhe republikës, për lehtësirat e krijuara për afaristët e turizmit, çmimet dhe të gjithë atë që pritet të realizohet gjatë sezonit turistik.
I bindur që edhe sezoni 2009 do të jetë i sukseshëm z. Hajdinaga u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fusha të ndryshme me disa nga qytetet e Maqedonisë, duke veçuar Strugën, Shkupin, respektivisht Çairin, Tetovën, Gostivarin etj.
Një takim tjetër i rëndësishëm ishte ai i kryetarit Hajdinaga me Ministrin e ekonomise Dr. Fatmir Besimi.ku fokusimi qëndrore ishte në fushen e turizmit dhe valorizimet që priten të realizohen në qytetin tonë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimet dhe ishin të mendimit që këto i ndihmojnë bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe vendeve të rajonit.
Interesimi nga ana e masmedjeve ishte tejet i madh për këto takime.
Dita e parë e qëndrimit në Shkup u përmbyll me një vizitë Komunës së Çairit, njerës nga l0 komunat e Shkupit, komunë me shumicë shqiptare.
Po sot në Shkup qendroi dhe një delegacion i zgjeruar i Podgoricës i kryesuar nga Ministri i turizmit Neneziq, Drejtori i Organizatës nacionale turistike Sasha Radoviq dhe Ambasadori i Malit të Zi në Shkup Dushko Llalliqeviq në prani të një numri të madh të të ftuarve u bë prezantimi i ofertës turistike të Malit të Zi në Maqedoni.
Në orët e mbrëmjes kryetari i Ulqinit z Gëzim Hajdinaga do të organizojë një pritje koktej për punëtorët dhe zyrtarët e turizmit në Shkup, ndërkohë që nesër priten të vizitohen qendrat Tetovë e Gostivar.
[flv width=”580″ height=”380″]http://tours-tv.com/objects/ulcinj/Ulcinj.flv[/flv]