Adelina Ismajli: Seks-simboli i Ballkanit

Të shumta janë epitetet që i janë vendosur përsa i takon bukurisë së saj, por edhe shumë komplimente të bëra ndër vite, ku ndonjëherë siç thotë edhe vetë Adelina, e mbajnë gjallë kur bëhet fjalë që vijnë nga fansat e saj. Adelina Ismajli, seksimboli i Ballkanit. Kështu e cilëson gazeta zvicerane ’24 orë’ këngëtaren kosovare, duke e lançuar në titull të madh. Në fakt këngëtarja është më e preferuara nga Kosovë, Shqipëri dhe në shumë vende të Europës ku ka Shqiptarë. Kudo që ajo shkon nuk mund të lërë pa kënduar një pjesë të mirë të repertorit të saj, ndërkohë që është një ndër personat më të paguar nëpër koncerte dhe festa që organizohen.
Bluetooth