Flet Juna (Junida Kule) për banoret
Gjërat pozitive – Synon të ndryshojë.
Gjërat negative – I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?
DRITANI
Gjërat pozitive – Mjaft elegant në pamje.
Gjërat negative – Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!
BJORDI
Gjërat pozitive – Premtues në piano.
Gjërat negative – Bën kompromise të paprincipta.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.
ARJONI
Gjërat pozitive – Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.
Gjërat negative – S’ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.
SORI
Gjërat pozitive – Njeri i vullnetit dhe sakrificës.
Gjërat negative – Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.
ANI
Gjërat pozitive – I mirë dhe i dashur.
Gjërat negative – Nuk arrita ta njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.
TONI
Gjërat pozitive – I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.
Gjërat negative – Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.
ARI
Gjërat pozitive – Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.
Gjërat negative – Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.
ADELA
Gjërat pozitive – Fotozhenike në fytyrë.
Gjërat negative – Fotozhenike në karakter.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.
AIDA
Gjërat pozitive – Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.
Gjërat negative – Nuk arrita t’ia njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.
MOZA
Gjërat pozitive – Kryefamiljare e zonja.
Gjërat negative – Telefon i prishur.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.
ANJEZA
Gjërat pozitive – Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.
Gjërat negative – Nuk ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.