Më mërzisin bisedat e përsëritura
April 30, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Ari është i mërzitur dhe qëndron i vetëm në sallon. Adi shkon të interesohet se cfarë ka. Ari i tregon se ishte në qejf kur u ngrit nga gjumi, por më pas u mërzit me bisedat e tyre. Ai shprehet se nuk i interesojnë më bisedat e tyre dhe ndaj po del shëtitje me trurin e tij. Adi i thotë se nuk duhet të mërzitet, por ai ia kthen se nuk i pëlqejnë bisedat e përsëritura dhe të ripërsëritura të banorëve të tjerë. Ari fillon t’i imitojë: “e mban mend atë që i thashë unë; ti i the kështu; ai i tha ashtu”. Sori vjen dhe e fton për të luajtur me top dhe Ari largohet me të për në kopësht.