E shpërdorojmë ushqimin
Moza lë mëngjesin që ka përgatitur për të ngrënë përgjysmë. Adi i thotë me shaka që ta hajë të tërin që të rritet, ndërsa Juna mendon se nuk është veprim i mirë ky i Mozës. Ajo e trajton këtë bisedë në aspektin e shpërdorimit të ushqimit prej tyre. Juna thotë se ata shpesh e shpërdorojnë ushqimin që më pas e hëdhin tek vendi i mbeturinave, pa e përfunduar atë. Ajo këshillon Mozën që herë tjetër të marrë vetëm gjysmën e racionit, nëse e di që nuk do hajë shumë. Edhe Anjeza dhe Adi janë dakord me mendimin e Junës. Ajo shton se duhet ta administrojnë më mirë buxhetin e tyre sidomos tek ushqimet. “Të dielën vrasim mendjen se cfarë do bëjmë, gjatë javës i hedhim poshtë”- thotë Juna.