Inaugurimi i kalldremimit të qendrës së qytetit të Ulqinit
Ruajtja dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore dhe historike është preokupimi ynë i vazhdueshëm.
Pas një pune intensive nga ana e ekspertëve me kënaqësi konstatojmë se punimet ne kalldremimin e qendrës së qytetit dhe në kronin me shkalla jane drejtë përfundimit.
Inaugurimi i tyre do të bëhet me datën 30 prill të enjten ora l8.30.
Me këtë rast është paraparë një program i begatë kulturo artistik, ku artistë të njohur, ansamble dhe valltarë do të angazhohen për argëtimin tuaj.
Ndërkohë që mjeshtrit e kuzhinës së restoranteve të qytetit tonë do të venë në dispozicion specialitete të llojllojshme.
Kjo nuk është e tëra!
Në orën 21.00 në Ranë do të mbahet koncerti i madh i Severinës.
Ju ftojmë që të gjithë sëbashku të argëtohemi dhe zyrtarisht të shënojmë fillimin e sezonit turistik 2009.
Komuna e Ulqinit, Kabineti i Kryetarit
Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga