Ekologji: Deklarata e Ulqinit mbi zogjtë shtegtarë

April 27, 2009   | Shoqëria / Društvo

euronatur2Konferenca për mbrojtjen dhe valorizimin turistik të rrugës shtegtare të Adriatikut, nëpër të cilën zogjtë shtegtarë mbifluturojnë në rrugën e vet nga veriu i Evropës drejt Afrikës u mbyll në Ulqin.

deklarata-e-ulqinit-mbi-zogjte-shtegtareNë Konferencë morën pjesë mbi 120 delegatë nga 16 vende të Europës dhe Afrikës, kurse pas përfundimit të saj u nxorrën konkluzionet dhe u miratua “Deklarata e Ulqinit” (“The Ulcinj Declaration”), e cila do t’iu përcillet institucioneve kompetente të OKB-së dhe të Bashkimit Europian, respektivisht të Këshillit të Europës.

Në Konferencë morën pjesë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, të OKB-së dhe BE-së: Konventa – Ramsar, Konventa – CMS për llojet e zogjve shtegtarë, Konventa – AEWA për llojet afro-aziatike të zogjve shtegtarë, Konventa e Bernit, Konventa e Bonit, Berdlife International, Këshilli i Europës, OJQ-të ndërkombëtare dhe vendore.deklarata-e-ulqinit-mbi-zogjte-shtegtare1

Organizator i Konferencës “The Adriatic Flyway Conference” është EURONATUR nga Gjermania, Komuna e Ulqinit, Black Mountain nga Herceg-Novi, MAVA nga Zvicra dhe CZP nga Podgorica.

Në Deklaratë ndër të tjera theksohet se është fjala për fenomenin unik me rëndësi ndërkombëtare që duhet të mbrohet medoemos (mbrojtja e zogjëve dhe pellgjeve dhe zonave moçalore, eliminimi i gjuetisë ilegale…) përmes legjislativave përkatëse të qeverive nacionale të bregut lindor të Adriatikut, por edhe të shteteve të tjera të BE-së, dhe përmes bashkëpunimit tejkufitar, nëpërmjet mbrojtjes së zogjve të rrallë dhe llojeve të tjera të zogjve, të valorizohen në aspektin turistik.

Konferenca i përmbushi dëshirat e të gjithë pjesëmarrësve të cilët përpos pjesës punuese nëpër sesione patën edhe vizitën e rajonit të Ulqinit: të Kripores, Adës, Plazhit të Madh, si dhe vizitën Shkodrës dhe Velipojës në Shqipëri.

V. Radoviq

Koha Javore

.

NGA DATA 14-17 PRILL NË ULQIN U MBAJT KONFERENCA NDËRKOMBËTARE MBI RUAJTJEN E LLOJEVE TË ZOGJVE SHTEGTARË

Takimi më i rëndësishëm rajonal

Në Konferencë morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga 16 vende, në mesin e të cilëve dhe nga organizatat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë BirdLife International, Wetland International, WWF – Fondi Botëror për Ruajtjen e Egërsirave, si dhe përfaqësuesit e sekretariateve të konventave ndërkombëtare – Konventës së Bonit mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë dhe kafshëve të egra dhe Konventës së Ramsarit mbi ruajtjen e ligatinave.

Asociacioni gjerman “Euronatur” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Fondacionin MAVA nga Zvicra, Hotelin “Mediteran” Agjencinë “Black Mountain” nga Herceg Novi dhe Qendrën për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve nga Podgorica organizuan nga data 14-17 prill në Ulqin Konferencën ndërkombëtare mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë.
Qëllimi i Konferencës ishte promovimi i bregdetit lindor të Adriatikut si vend me rëndësi të jashtëzakonshme për qëndrimin dhe pushimin e zogjve, si dhe promovimi i kësaj pjese për qëllime turistike, gjegjësisht destinacion për pushim, sidomos në periudhën jashtësezonale. Konferenca kishte për qëllim që të vë në dukje edhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së kësaj rruge shtegtare si dhe vetë zogjve sepse bëhet fjalë për një fenomen natyror të jashtëzakonshëm dhe unik në Evropë.
Në Konferencë morën pjesë një numër i rëndësishëm i shkencëtarëve dhe ekspertëve të cilët transmetuan njohuritë dhe përvojat e tyre në krijimin e qasjes inovative për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore, sidomos të llojeve të rrezikuara të zogjve dhe vendqëndrimeve të tyre.
Konferencën e hapi ministri i Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor, Predrag Neneziq i cili tha se “mbrojtja e llojeve të zogjve shtegtarë, rrugëve të tyre migruese dhe arealeve të përkohshme të zogjve është obligim i Malit të Zi dhe kontribut i përpjekjeve të subjekteve të tjera ndërkombëtare dhe sektorit civil në këtë fushë”.
Përveç ministrit Neneziq, në ceremoninë e hapjes folën edhe ambasadori gjerman në Malin e Zi, Peter Plate, ndihmësministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave i Republikës së Shqipërisë, Taulant Bino, shefi i Zyrës për Zhvillim të Qëndrueshëm i Malit të Zi, Lubisha Peroviq, si dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
Konferenca përbën takimin më të rëndësishëm rajonal të ekspertëve nga kjo fushë në Evropën Juglindore meqë në të morën pjesë rreth 120 përfaqësues nga 16 vende, në mesin e të cilëve dhe nga organizatat dhe institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë BirdLife International, Wetland International, WWF – Fondi Botëror për Ruajtjen e Egërsirave, si dhe përfaqësuesit e sekretariateve të konventave ndërkombëtare – Konventës së Bonit mbi ruajtjen e llojeve të zogjve shtegtarë dhe kafshëve të egra dhe Konventës së Ramsarit mbi ruajtjen e ligatinave.
Në konferencë u diskutua mbi tema të tilla si mbrojtja e rrugëve dhe korridoreve shtegtare të rëndësishme globale dhe llojeve të rrezikuara të zogjve, menaxhimi dhe monitorimi i llojeve të ndryshme të zonave të ndjeshme ekologjike siç janë ligatinat, basenet lumore dhe zonat bregujore.
Në konferencë u fol edhe mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe zhvillimin e rrjetit të zonave të mbrojtura me rëndësi evropiane, siç janë sistemi Emerald dhe sistemi i arealeve jashtëzakonisht të rëndësishme të zogjve.
Pjesëmarrësit e Konferencës vizituan edhe Liqenin e Shkodrës ku u njohën me vlerat natyrore të këtij ekosistemi ndërkufitar.

Kohapress