Bjordi dhe Adela : Arin shyqyr që e kemi
April 25, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Bjordi dhe Adela bisedojnë se cili mund të dalë nesër. Bjordi thotë se e ka shumë të vështirë të japë një mendim sepse ka filluar të mendojë se të gjithë janë të rrezikuar e në këtë mënyrë mund të dalë edhe Sori që Adela me siguri mendon se nuk del. Sipas tij, edhe Ari mund të mos dalë, madje thotë për të se shyqyr që e kanë. Adela thotë se Moza i kishte thënë se kishte dëgjuar nëpër shtëpi se të gjithë mendojnë se mund të dalin dy banorë nesër. Bjordi ia kthen që të mos merret me të tjerët.