Anjeza dhe Eltoni : Kam frikë për Arjonin
April 25, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Anjeza i tregon Eltonit se ka frikë se ndoshta Arjoni del këtë të shtunë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të tillë, por Arjonit nuk i ka thënë asgjë sepse mërzitet. Sipas saj, kjo javë është më e rrezikshme për Arjonin se sa java e kaluar. “Pse kur unë filloj të ndjehem mirë, do ndodhë dicka që do ma prishë”- shprehet Anjeza, duke treguar kështu frikën e saj të brendshme. Ajo lutet që të mos ketë e nesërmja dita e fundit për ata të dy që të jenë bashkë në shtëpi. Megjithatë, Anjeza mendon se në mos Arjoni, ajo mund të dalë këtë të shtunë. Eltoni i jep zemër se asgjë nga këto s’kanë për të ndodhur.