Anjeza : Kaluam shumë mirë
April 23, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
“Kaluam shumë mirë!” – ka komentuar Anjeza me Junën, Mimozën dhe Eltonin, momentet e kaluara jashtë me Arjonin, me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo tha gjithashtu se kishin biseduar mbi gjëra që nuk ia kishin thënë më parë njëri-tjetrit. “Edhe nesër do të kënaqemi!” – i ka thënë Mimoza duke nënkuptuar drekën që banorët do të organizojnë me rastin e ditëlindjes së Arjonit. “Akoma s’e kam marrë veten!” – ka thënë Anjeza. “Kaq shumë gjëra paskeni thënë?- e ka pyetur Eltoni. “Shumë”- i është përgjigjur ajo. “Dasëm çuna!” – ka thënë me shaka Juna. “Jo moj jo, thjesht u emocionova!”- ia kthen Anjeza. Në mëngjes ajo i ka bërë dhuratë Arjonit, një bluzë që ai e ka pëlqyer shumë.