Aida dhe Mimoza : Ti nuk ke bërë lojë të pistë
April 10, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Duke iu rikthyer bisedës mbi debatin e Dritanit me Mimozën, Aida e ka këshilluar atë se duhet që çdo gjë ta bënte me qetësi. Ajo i ka thënë se nëse dikush do të mundohej të kapej me të ajo duhet t’i thoshte se ishte 19 vjeçe dhe pasqyronte pjekurinë e kësaj moshe, pasi ishte anormale, sipas Aidës, që dikujt në këtë moshë t’i kërkojë të kishte pjekurinë e një 30 vjeçari. “Ti lojë të pistë nuk ke bërë!” – i ka thënë ajo Mimozës. Mimoza ka thënë se të gjithë e tregojnë veten kur janë në nominim.