Qetsori : Tani nuk po mund dot Aidën
April 2, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
“Të gjithë jemi shumë të qartë se cfarë na rrethon!” – ka thënë Arjoni duke shtuar se secili e dinte fort mirë se ku “kapej” tjetri. “E vetmja situatë që nuk po kuptoj, është Dritani!”-ka thënë ai. Sipas Arjonit, ai e kishte nxjerrë karakterin e vërtetë të tij, që donte të ishte dominant. “Aq ka Tani!”- ka thënë Qetsori, -Nuk ka më tepër!”, duke shtuar se ai ende nuk e kishte kuptuar lojën. “Tani nuk po mund dot Aidën! E dërgon Aida që t’i marrë bukë!” – ka thënë ai. Sipas Qetsorit, Aida ishte shumë “dobiçe”, shumë dinake, ndërsa Tani, shumë djalë i mirë, dhe kjo lojë, sipas tij, “nuk do çuna të mirë”, pasi ata do të ishin të fundit që mund të fitonin diçka.