Qetsori : Adela maskohet pas Kuranit

qetsori-per-adelen-big-brother-albania-201/04/09 00:00

“E more vesh që Adela ka nominuar Bjordin?”- i ka thënë Arjoni Qetsorit. “Adela është lojtare e fortë, është lojtarja më e fortë këtu brenda!” – ka thënë Qetsori. Por Arjoni nuk ka qenë dakord me këtë. Qetsori ka vazhduar të shpjegojë se Adela bën lojën e të bezdisurës, por sipas tij, nëse vazhdojnë edhe pak, ata do të kenë një marrëdhënie dhe sipas tij kjo është një mënyrë për të kontrolluar lojën. “Ajo e ka maskuar atë lojë shumë mirë pas Kuranit!”- ka thënë ai duke shtuar se”kur ta grisi Kuranin”, do të interpretohet sikur ia grisi Bjordi dhe kjo, sipas tij, ishte një mënyrë shumë e mirë për të ecur në lojë. Sipas Arjonit, Adela ka gjetur një lloj komoditeti te Bjordi. “Por Bjordit s’ia ndjen shumë edhe ai është lojëtar!”- ka thënë Arjoni.