Adelajda dhe Dritani : Po marrin superxhiro kot
April 2, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Adela pyet Dritanin për gjendjen në shtëpi, pasi ajo ende nuk ka lëvizur nga dhoma për ta parë vetë. Ai i tregon se është pak e trazuar dhe se njerëzit në shtëpi po marrin superxhiro. Sipas Adelës, njerëzit po sajojnë dicka për t’u dukur, por nuk po u realizohet. Dritani mendon se me atë lloj diskutimi, njerëzit vërtetë po marrin kot superxhiro. Adela i kujton se është 1 Prilli dhe ndaj mund të ketë lojëra që në realitet nuk janë. Dritani e falenderon se ia kujtoi, por vazhdon me të tijën dhe i kujton asaj se këtu janë në Big Brother.