Zysha nuk po të pëlqen më
Adelajda gjen momentin e duhur, dhe kërkon të sqarohet me Mimozën. Ajo i thotë:-“Kohët e fundit cdo gjë që bëj unë nuk po të pëlqejnë më. Zysha nuk po të pëlqen më!” Ajo i përmend një rast në mëngjes që Mimoza nuk i kishte folur mirë. Mimoza i thotë që ajo kishte bërë shaka,dhe shton:-“Me ty as shaka ,as seriozisht nuk është për të bërë!” Adelajda ia kthen:-“Ti ose nuk kupton,ose bën sikur nuk kupton!” Ato nuk i lënë rradhë njëra- tjetrës për të folur, dhe ngrejnë zërin. Adelajda i thotë që ajo i vë në dukje disa gjëra ,që i bën pa vetëdije. Mimoza i thotë:-“Ti i merr për keq ,më fal shumë nuk e bëj më!” Adelajda i thotë që nuk i vjen mirë që kapen për gjëra pavlerë. Mimoza ia kthen:-“Nuk mërzitem unë për këto gjëra!”