Publikohen fotot e nxehta të Genta Ismajlit

March 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

genta-ismajliPranvera sivjet e cila si duket do të jetë akoma e ftohtë, sol li risi të shumta nga Genta. Fotot e realizuara së fundi nga ajo flasin qartë se vërtetë do të jetë nxehtë. Genta Ismajli ka publikuar videoklipin e baladës “E pamundur”, premiera e të cilit u dha në RTV21. Është balada e saj e parë e realizuar me videoklip. Ilir Berani është autor i këngës, ndërkaq regjinë e ka bërë Arta Kallaba. Pamjet e videoklipit korrespondojnë shumë me tekstin, i cili flet për një tradhti të djalit që i bën vajzës, dhe këtë Genta nuk mund ta besojë dot. Videoklipi nis me pamje nga filmi me Riçard Girin dhe Xhulia Roberts. Vetë Genta është protagoniste, e cila aktron në krah me një djalosh. Ndonëse balada nuk është në stilin e saj, pasi atë e shohim çdoherë shumë atraktive në skenë, me këngë çdoherë ritmike, por në këtë rast ajo është kënaqur pasi i është dhënë mundësia të aktrojë.
”Baladën e ndjej me shpirt dhe më ka ndodhur që të qaj tri apo katër herë kur e kam kënduar nëpër koncerte”, është shprehur ajo. Sepse, sado që duket se është një karakter e fortë dhe e pathyeshme, ajo pranon se është tip i ndjeshëm, e butë dhe e prekshme. “Jam temperamente, reagoj shumë shpejt, por jam e kthyeshme. Ndoshta reflektoj shumë agresivitet, por e kam shpirtin shumë të butë”, ka theksuar këngëtarja në emisionin “Relax”. Ndërkaq, është shumë e hareshme, sidomos me njerëzit familjarë dhe shoqërinë. “Kam shumë dëshirë që njerëzit e mi t’i shoh të lumtur, kështu që shpesh i bëj për të qeshur”, tregon ajo. Kur dikujt ia lë përgjegjësinë e të bërit tekst apo regji, ajo i beson plotësisht dhe nuk dëshiron të përzihet. Ndërkohë që tashmë është duke punuar rreth një kënge të re, e cila padyshim do të jetë ritmike. Në fillimet e pranverës do të vijë me videoklipin e ri. Pos muzikës thotë se nuk ka kohë të merret shumë me gjëra të tjera. I pëlqen që atë kohë të lirë që e ka të shkojë për ‘boulling’ apo të luajë kik-boks. Tashmë është 24 vjeçe dhe ka mjaft kohë për të bërë gjëra të tjera të bukura, shumë këngë dhe videoklipe. Më 12 prill Genta mbush 25 vjeç.

PanoramaPlus

7