Aida : Loja nuk do emocione
March 27, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Loja, që të quhet vërtet e tillë, nuk do të kesh emocione!” – ka thënë Adia. Sipas saj, Qetsori ishte një lojtar i mirë, pikërisht për këtë arsye, për mungesën e emocioneve. “Kjo të bën të lig, – ka vazhduar ajo, – por edhe lojtar të mirë!”. Sipas Qetsorit, loja dhe emocionet shkojnë gjithmonë bashkë dhe nuk mund të kuptohen pa njëra – tjetrën. “Emocionet janë trëndafila, loja është gjëmbi!” – ka thënë ai, duke vazhduar se, megjithatë, në këtë lloj loje, e mira ishte t’i ndaje. Qetsori ka thënë gjithashtu se në shtëpinë e Big Brother ishte futur për të luajtur, siç ishin futur dhe gjithë të tjerët., sepse Big Brother, sipas tij, në fund të fundit, ishte një lojë.