Anjeza : S’e prisja të ndihesha mirë!
March 22, 2009 | Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Anjeza, banorja më e re e shtëpisë së Big Brother duke biseduar me Qetsorin, Bjordin dhe banorë të tjerë, ka thënë se nuk e priste të ndihej kaq mirë. Sipas Qetsorit, fillimi është shumë i rëndësishëm dhe banorët e tjerë e kishin në dorë t’i bënin të sapoardhurit të ndiheshin mirë ose jo. Anjeza ka shtuar se duke patur parasysh faktin që ajo sapo i kishte njohur, po ndihej vërtet shumë mirë. Qetsori i ka thënë gjithashtu se do të kishte edhe grricje edhe përplasje, por këtë do të vinin më vonë, i rëndësishëm, sipas tij, ishte fillimi i mirë.